Juristja Eni Çobani dhe aktori Agron Llakaj vitet e fundit nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Shpeshherë dy personazhet shumë të dashur për publikun ishin në qendër të vëmendjes së mediave për deklaratat e tyre.
Vitin e kaluar u tha se Eni dhe Agroni kanë bërë paqe, por mesa duket nuk qenka kështu.
Juristja ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Treshat” dhe gjatë intervistës Bora Zemani e pyeti nëse Agron Llakaj e bën të qeshë. “Jo”, u përgjigj Eni prerë.