Të Bëhesh Qytetar Amerikan Nuk Eshtë e Lehtë, Edhe Për Ata Që Fitojne Llotarine amerikane, historia e Marselit..

745
0

Për shumicën, mbetet akoma një ëndërr e pamundur. Por në SH.B.A. ekziston vetëm një mënyrë legale, që edhe ata pa pasuri apo lidhje mund t’ia dalin: Të të bjerë bingoja në Diversity Visa Program ose e njohur ndryshe si Llotaria Amerikane. Në 2016 afërsisht 10 milion njerëz aplikuan për të konkuruar për vetëm 50’000 vende, që do të thotë në 1000 aplikues vetëm 6 fituan shansin e një jete të re.

Vitet e fundit kemi parë shumë raste të njerëzve nga e gjithë Shqipëria që kanë fituar llotarinë amerikane. Disa përzgjidhen, një pjesë arrijnë ta kalojnë intervisten, një pjesë tjetër megjithese përzgjidhen nuk arrijnë ta kalojnë fazën e dytë për arsye nga ato shëndetsoret deri tek ato të shkollës.
Dhe një gjë që zbuluam është se të bëhesh qytetar Amerikan nuk është e lehtë, edhe për ata që kanë biletën fituese.

Ka dicka të cuditshme llotaria Amerikane. Në një kohë ku emigrimi në shumicën e vendeve përendimore po bëhet gjithmonë e më shumë i ndaluar, qeveria amerikane përsëri hedh 50’000 visa rezidentësh cdo vit njerëzve të rastësishëm nga e gjithë bota. Aplikime nga shumica e vendeve në zhvillim është e lejuar, dhe vetëm shkolla e mesme, or disa vite eksperiencë pune, nevojiten.

Marseli, një nga aplikuesit ne Shkodër (nuk ka vetem Korca fitues) kishte fituar llotarine Amerikane për veten dhe familjen e tij. Aplikimin e kishin bërë si familje në një internet kafe që merrej me këto lloj gjërash.

“U gëzuam të gjithë! Mbasi u perhap fjala nuk pushonte telefoni” kujton bashkeshortja e Marselit. “Te gjithë e përqafonin, dhe bërtisnim, ‘ E fitove, e fitove! Do shkosh në Amerikë!'”- tregojnë shokët e Marselit.

Një goditje e jashtëzakonshme e fatit të mirë? Jo, thotë Marseli. Ishte e shkruar.

“Nuk ishte thjesht fat. E gjithë jeta ime rrotullohej rreth dashurisë me Amerikën – vendin më të mirë në botë, vendin e ëndrrave, vendin e mundësive,” thotë ai. “Pyet kë të duash sesi më thërrisnin kur isha i vogël në Shkodër. Nofka ime ishte ‘Sel Amerikani’. Të gjithë bënin shaka me mua atëherë.”

Fatkeqësisht për Marselin, të qënit i zgjedhur si fitues i llotarisë amerikane është shumë larg garancisë së qëndrimit final në Amerikë. Secili fitues gjithashtu duhet të sjellë një mal me letra dhe të kalojë intervistën finale në Ambasadën Amerikane. Në atë dite për aplikantin vendoset e gjithë e ardhmja.

Shumica e aplikantëve asnjëhere nuk e plotësojnë me sukses këtë proces. Në fakt, sistemi është dizenjuar në mënyrë të qëllimtë kështu. Programi i llotarisë Amerikane duhet të shpërndajë 50’000 visa cdo vit, por për të bërë vend për dështimet e intervistave, aplikimet nën standard, numri i aplikantëve të përzgjedhur rastësisht si Marseli është dyfishi i fituesve.

Në 2016, kur Marseli aplikoi, afërsisht 105’000 aplikantë shpresëplotë u përzgjodhën nga sistemi. Sapo u plotësuan të gjitha kuotat e visave, të gjithë aplikantët që ngelën u refuzuan automatikisht.

Shanset e suksesit për Marselin u bënë edhe më keq kur arriti në përfundimin se shumica e letrave të tij të shkollës, certifikata e lindjes dhe familiare kishte gabime në emrin e tij dhe datelindjen, si shumë të tjerë në shkodër të lindur para Demokracisë.

“Fillova të ndihem si refugjat në vendin tim, asnjë prej letrave nuk ishte bërë në rregull, dhe përcjelljet nëpër zyra ishin makthi më i madh” tregon Marseli.

Për Marselin, dukej sikur e gjithë ëndrra e tij për një jetë më të mirë në Amerikë po i rrëmbehej tutje. Cdo vonesë nëpër gjygje për korigjimin e gabimeve në dokumenta mund t’i shkaktonte atij ta humbiste datën e intervistës, që i ishte caktuar herët.

“Më duket vetja si ato antilopat që sheh në dokumentarë, që bëjnë gjithë atë udhëtim për të kaluar një lumë që është i mbushur me krokodilë, për të kalur në anën tjetër. Antilopat duhet ta kalojnë lumin ose të vdesin duke e provuar. Keshtu me duket vetja tani” thoshte Marseli.

Dhe pastaj, përsëri nga një goditje tjetër e fatit, Marselit iu korigjuan të gjithë dokumentat nëpërmjet një procesi gjygjsor, që fatmiresisht mbaroi para datës së intervistës.

Pak ditë mbas intervistës, dolën rezultatet. Marseli ishte pranuar për të marrë green card. Visa iu ngjit tek pasaporta e tij Shqiptare.

Marseli tani po jeton legalisht në Maine. Një qytet që gjatë dimrit bie shumë borë. Deri tani jeta në Amerikë ka qënë sic e kishte imagjinuar. Ai gjeti punë në një kompani që merrej më instalimin e termoizuluesve, dhe i dërgoi rrogën e tij të parë mamasë që ka ende në Shkodër. Eshtë përshtatur shumë shpejt me gjuhën e huaj dhe tani arrin të bëjë dhe humor në Anglisht.

Emrat në këtë histori janë ndryshuar nga origjinalët./mesogjuhe.com/shqiptari.net/