Tarifa te reja për Universitetin. Ja çfarë ndryshon me VKM e posaçme për studentet .

572
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë që ka pasur në fokus vetëm çështjen e studentëve dhe kërkesat e tyre. Me VKM të posaçme qeveria ka vendosur për kërkesat.

Kështu janë përcaktuar kategoritë e individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Rama deklaroi se tarifa do të ulet 100% për gjithë ekselentët të cilët do të kenë bursë. Bursa rritet në 100 mijë lekë në muaj dhe ekselenca zgjerohet nga vetem 10 tek mbi 9.

Po kështu kryeministri njoftoi se tarifa ulet 100% plus bursë të shtuar për studentët me ndihmë ekonomike dhe grupet në nevojë.

Rama tha se do paguhet 50% e tarifës për gjithë studentët e tjerë, ndërkohë që nga shtatori, që të mbajnë 50% bursën studentët duhet të kenë mesatare mbi 6.

Një tjetër pikë e vendimeve të qeverisë ishte ajo për masterat. Shefi i ekzekutivit tha se në master do ketë 50% tarifë për studentët me mesatare mbi 9, por dhe për ata me ndihmë ekonomike dhe nga grupet në nevojë.

Lidhur me transparencën në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin. “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”, tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS
Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e sapo përfunduar të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët jo vetëm kërkesat e tyre por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për Universitetin të cilin do ta bëjmë publik besoj në mesin e muajit të ardhshëm.

Në mbledhje jo vetëm kemi diskutuar por kemi marrë disa vendimet të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe që shkojnë përtej tyre ashtu siç e kishim thënë dhe siç besoj që është e domosdoshme për të maksimalizuar potencialin nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zmbrapset por duhet të thellohet.

Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer.

Së treti kemi ndryshuar VKM për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët.
Së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit.

4 vendimet që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen mekëto terma. Kemi financim për studentët e verbrit, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se 1 bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria. Së dyti studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 1 mijë lekësh.

Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush ka mesatare nën 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria.

Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet, aktualisht, kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve, marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për reformim të thellë për të cilën ne po punojmë.

3 mln dollarë shtesë për investime në infrastrukturën e konvikteve. Është negociuar dhe praktikisht kemi marrë miratimin në parim për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara.

Çfarë u vendos sot, kam firmosur urdhrin e kryeministrit për ngritjen e grupit institucional që të hartojë modelin e një statuti për arsimin e lartë nga ku do nisë plotësimi i boshllëqeve të krijuara.

Kërkesa e katërt ka të bëjë me doktoraturat. Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi.

Kërkesa e pestë lidhet me bordin e administrimit. Bordi përbehet nga 7 anëtarë, nga qeveria dhe Universiteti. Bordet kanë pasur një profil të ulët publik dhe roli i tyre nuk është kuptuar si duhet. Bordet e kanë përmirësuar menaxhimin financiar, por nuk kanë shkuar përtej një pike të përcaktuar dhe studentët shprehin shqetësim. Çfarë kemi vendosur sot? Do miratojmë VKM për përzgjedhjen e anëtarëve nga Ministria e Arsimit. Faktikisht të gjithë anëtarët aktualë janë de facto të shkarkuar dhe de juro janë ende aty deri në zgjidhjen e anëtarëve të rinj. Emërimet e reja do bëhen me proces të hapur në sytë e të gjithëve. Një prej anuarëve përfaqësues nga Ministria do vijë nga studentët, pra jo studente, por ata kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura duke përfshirë edhe nga Ministria. Senatet janë të lira që të propozojnë një prej studentëve që janë anëtarë senati nëse duan.

Pajisja e studentëve me kartën e studentit. Situata dihet, Shqipëria nuk ka traditë në shërbime të tilla. Ka qenë një premtim legjendar, të gjithë e kanë bërë. Nga shkurti i 2018 kemi nisur një punë me Komisionin Europian, përfshirja e studentit në kartën europiane. Në nëntor 2018 kemi lidhur marrëveshjen dy palëshe me qendrën e shërbimeve mësimore në Francë dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në vende ku marrin kartë europiane studentore.

Biblioteka me standarde Europiane. Kanë kërkuar edhe libra on-line shqip. Ambicia është përmirësimin i disa titujve akademikë dhe të çojmë drejt përfundimit atë që kemi nisur me libra me origjinë të padyshimtë për t’i çuar edhe në universitet. Kemi vënë marsin si afat të fundit për vendosjen e bibliotekës digjitale.

Anglishtja do të jetë një nga kushtet që do të përcaktojë shumë gjëra në marrëdhënien tuaj me universitetin dhe me shtetin. Kjo do të vij më vonë, sepse ne e kemi dhënë. Ne do të ofrojmë kurse anglishte falas pa pagesë. Anglishtja do të hyjë në kushte që do të marrë vëmendje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt vitit 1945, por drejt 2025.

Disa institucione të arsimit të lartë nuk kanë treguar përformacën e duhur. Ajo që ne vendosëm sot është, që të ngrihet një grup pune menjëherë për të ndryshuar kodin e arsimit të lartë. Kjo do të thotë e gjithë vija e qasjes së studentëve, të jetë një qasje e njohur nga ata. Falë edhe dialogut të nisur me shumë vështirësi, të tjera pika janë shtuar. Paketa jonë për universiteti do të jetë 8 plus. Jam i bindur se dialogu do të vijojë. Kemi vendosur sot, që të gjitha vendet në administratës publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë.

Për punësimin e studentëve më të mirë, në administratë shtetërore, në shërbimin civil. Ligji është evropian, por për ta kapërcyer këtë ngërç dhe për t’u dhënë një mesazh të gjithëve. Ne do të bëjmë publike vende e lira, pa konkurs, por me meritat e tyre në universitet. Ata që do të mbarojë do mund ta zgjedhin vetë vendin. Shembull: 20 vendet e lira në ministrinë e Finacave, zgjedhja do jetë nga lart poshtë. Sistemi do pak punë, por brenda 6 muajsh besoj do e arrijmë. Studentët ekselentë që kanë mbaruar jashtë janë të parët, të dytët janë ata që kanë mbaruar në vend dhe të tretët janë ato që kanë mbaruar në privat.

Tek Hipoteka, Aluizni dhe të gjitha vendet e lira të punës në administrata jo publike do të jenë për më të mirët. Me studentët më të mirë do bëjmë gjënë e duhur duke goditur dinosaurët, të cilët janë ushqyer me administratën dhe janë rritur me ballkava meqë është edhe fundit i vitit”, tha Rama.