Tapë në timon dhe live në TikTok/ Policia sekuestron makinën super luksoze personazhit të njohur të Tik-Tokut

264
0

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një operacion të gjerë gjatë javës së fundit, duke arrestuar 25 individë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndër këto shkelje përfshihen drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, drejtimi pa patentë, dhe përdorimi i lëndëve narkotike gjatë drejtimit.

Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 7,889 gjoba për shkelje të ndryshme, përfshirë 261 për tejkalim shpejtësie, 189 për përdorim të celularit gjatë drejtimit, 472 për mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe 5,724 për parkim të gabuar. Po ashtu, janë pezulluar 22 leje drejtimi dhe bllokuar 12 automjete, përfshirë 3 me targa të huaja.

Një nga rastet më të bujshme ka qenë sekuestrimi i mjetit të Kozak Braçit, një personazh i njohur në rrjetet sociale. Policia rrugore ka konfiskuar automjetin e tij pasi ai ishte i pranishëm në një transmetim live në TikTok në orën 3 të natës.

Dyshohet se Kozaku ishte në gjendje të dehur dhe po drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë, duke shkelur semaforët dhe rregullat e tjera të qarkullimit. Kozaku është i njohur për stilin e tij të jetesës luksoze që shpesh e ndan në rrjetet sociale. Në vitin e kaluar, ai kishte raportuar për djegien e një prej makinave të tij luksoze në një incident të ngjashëm.