Talenti premtues heq dorë nga futbolli për të shpëtuar nënën e tij, i jep një pjesë të mëlçisë..

93
0

Talenti premtues kroat Robert Periç-Komsiç, ka vendosur të heq dorë nga futbolli për nje arsye tepër humane.

Futbollisti ka zgjedhur që t’i japë  një pjesë të mëlçisë nënës së tij e cila vuante nga një sumundje e rëndë.

Komsiç dhe ëma u operuan në një spital në Stamboll, ku transplanti shkoi shumë mirë. Ata tashmë  ndodhen të dy në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Me veprimin e tij futbollisti mundi të shpëtonte jetën e personit që e lindi.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka ndarë një foto nga spitali dhe falenderon të gjithë personat që e kanë mbështetur.

Perić-Komshiq deri më tani ka luajtur për Zlate Moravcin, Lokomotivën, Rudeš-in, Alaves, Istra 1961 dhe Cibalia, në kampionatin kroat.