Surprizat e motit, sinoptikani zbulon cfare na pret javën e parë të Janarit

86
0

Moti i kthjellët do të vijojë të jetë dominues në vendin tonë edhe gjatë javës së parë të Janarit. Meteorologët thone së temperaturat maksimale do të vijojnë të mbeten mbi 15 gradë ndërsa e cilësojnë motin e ngrohtë me disa gradë mbi normalen vjetore, si të pazakontë.

“Kjo javë ka nisur nën dominimin e kthjellimeve ku pjesa e parë e kësaj jave do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, orëve të shumta me diell gjatë paraditeve. 5-ditëshi i parë mbetet me temperatura të larta të cilat nuk janë të zakonshme për muajin Janar, janë 1  apo 2 gradë më të larta se sa duhet të regjistrohen. 16-17 gradë Celsius do të regjistrohen maksimumet gjatë kësaj jave. Pritet që e enjtja dhe e premtja të sjelliin një rënie të lehtë me 1 gradë Celsius duke bërë që në ultësirën perëndimore të zbresin edhe në 15 gradë Celsius”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Tabloja sinoptike pritet të ketë një ndryshim gjatë 10-ditëshit të dytë të Janarit.

10-ditëshi i dytë pritet të rezervojë disa temperatura të cilat na sjellin disa episode të shkrutra me temeratura tipike Janari”, vijoi Osmani.

Temepraturat pozitive në muajt tipikë të dimrit cilësohen si një anomali nga meteorologët të cilët thonë se ndryshime klimatike po ndikojnë në jetën tonë gjithnjë e më shumë.