Edhe ps jemi akoma në stinën e vjeshtës, dimri ka trokitur në disa zona malore të territorit shqiptar. Gjallices dhe ai i Gramozit u zbardhën nga dëbora këtë mëngjes dhe tempraturat pësuan ulje të konsiderueshme.
Ashtu si kishin parashikuar edhe sinoptikanët, në qytetin e Kukësit temp ranë ndjeshëm këto ditë duke u shoqëruar dhe me reshjet e parë të dëborës në lartësitë 1900 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë maja e Gjalicës u zbardh nga dëbora duke sjellë pershtypjen e ardhjes së dimrit.
Këto nivele temperaturash do të vijojne edhe për disa ditë në Kukës gjithashtu dhe dëbora pritet të zbresë pas pak ditësh në zona më të ulëta.