Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura.Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.Mjegullinë në orët e mëngjesit nga reshjet e shiut.Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.Temperaturat parashikohen: