Surprizat e Motit në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin

101
0

Sinoptikani Hakil Osmani tregoi se gjate fundjavës, moti është i favorshëm për të bërë plane. E shtuna dhe e diela do të dominohen me kthjellime. Osmani tha se të shtunën pritet që pasditja të sjellë shpeshtim të vranësirave, ndërsa dita e diel do të ketë mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëve.

“Dita e shtunë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën e parë të saj, ndërsa pjesa e dytë do të sjellë shpeshtim të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke krijuar momente të pakta me reshje të izoluara shiu.
Dita e diel do të sjellë mot të qëndrueshëm gjithë 24 orëshin. Do të kemi diell të paktën deri në orët e pasdites në të paktën të gjithë territorin shqiptar ndërsa mbrëmja do të sjellë zhvillim të vranësirave, por nuk priten reshje. Ata që do dëshirojnë të shfrytëzojnë plazhin, të bëjnë një shëtitje, do të jetë një mot i favorshëm, do të ketë diell, do të ketë mot të qëndrueshëm, edhe erë nuk do të ketë”, tha Osmani.