Surprizat e motit në fundjavë, ja çfarë pritet dy ditët në vijim sipas Meteoalb

126
0

Vendi ynë orët e fundit është përfshirë nga një mot I paqëndrueshëm me reshje shiu dhe ulje temperaturash.

Meteorologia Lajda Porja thekson se kushtet e tilla atmosferike do të jenë të pranishme edhe gjatë fundjavës, duke bërë që ditën e dielë të kemi një nivel më të lartë reshjes.

Ndër të tjera ajo thekson se temperaturat gjatë fundjavës do të ulen ndjeshëm duke bërë që të kemi një mëngjes dhe mesditë të freskët në krahasim me temperaturat tipike të pranverës.

“Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe reshje shiu, ku rrebeshe ka pasur në zonat veriperëndimore dhe më pak shira në zonat jugore. Herë pas here e gjithë dita e sotme karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm ku rrebeshet do të jenë prezent.

Shira me intensitet të lartë pritet që të ketë në qarkun e Shkodrës, të Kukësit, të Matit dhe të Lezhës ndërsa zonat e tjera do të kenë reshje në nivel mesatar.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje të lehtë duke bërë një mëngjes më të ngrohtë, ndërsa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave ku do të shënojnë 19 deri në 20 gradë.

Fundjava do të jetë e paqëndrueshme, të dy ditët do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shtunën në nivel më të ulët ndërsa më të dendura priten ditën e dielë. Temperaturat e ajrit do të ulen të shtunën gjatë fundjave me 3 gradë në mëngjes dhe me 17 në mesditë”, është shprehur ajo.

Gjithashtu dhe në rajon gjatë fundjavës do të jetë e parashikuar me lagështi e freskët dhe me reshje të herëpashershme