Surprizat e motit, ja si mbyllet java e fundit e shkurtit: nga e Hëna deri të Premten pritet..

72
0

Java e fundit e muajit Shkurt do të mbyllet me temperatura të larta dhe nuk pritet që të ketë reshje shiu.

“Java në përgjithësi, nga e Hëna në të Premten do të jetë një javë relativisht e qëndrueshme. Me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por vranësirat do të jenë kalimtare në Ultësirën Perëndimore dhe disi më e dukshme në zonat malore.

Edhe këtë javë nuk do të ketë reshje, parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në 18 gradë.”

Sipas sinoptikanes Lajda Porja ky dimër është një ndër dimrat më të ngrohtë në krahasim me vitet e fundit.

“Këto temperatura janë 4 apo 5 gradë mbi mesataren duke e bërë këtë dimër ndër ato me temperaturat më të larta të regjistruara të paktën gjatë 5 viteve të fundit.”

Fundjava do të jetë me e ngrohtë, pasi prej ditës së Premte pritet të ketë një rritje temperaturave duke bërë që termometri do të ngjitet mbi 20 gradë Celsius.