Surprizat e Motit, flet Sinoptikania: Deri të premten pritet..

35
0

Një javë me temperatura më të ftohta, por me diell kryesisht në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Kështu pritet të jetë java në vazhdim sipas meteorologes Lajda Porja nga “MeteoAlb”.

Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologia Porja është shprehur se  fundjava e javës do të jetë akoma më e ftohtë, por nuk do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Lajda Porja: Reshje dëbore në zonat malore dhe reshje të pakta shiu në pjesën tjetër të vendit, krejtësisht të përkohshme.  Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie. Në fakt temperaturat më të ulëta regjistrohen në qytetin e Peshkopisë -5 gradë Celsius, -4 gradë Celsius Erseka.  

Ndërkohë Tirana sot është gdhirë me temperaturën 4 gradë Celsius dhe maksimalja ditën e sotme parashikohet të jetë jo më shumë se 12 apo 13 gradë Celsius në Sarandë.

E gjithë java pra nga dita e hënë dhe deri ditën e premte nuk është se do të kemi një luhatje të madhe nga dita në ditë.  Dita e enjte ka një rritje në mëngjes për shkak të reshjeve të cilat do të jenë prezente. Megjithatë, fundjava do të jetë akoma më e ftohtë dhe nuk do të ketë reshje.

Problematike do të jetë, do të theksoja, dita e nesërme do të ketë parametrin e erës. Do të jetë një erë e ftohtë nga veriu ku në momente të veçanta do të ketë edhe një shpejtësi të madhe kryesisht në qarkun e Vlorës dhe në zonat bregdetare.

Ditët e tjera më pas do të jenë kryesisht me diell dhe me një erë jo shumë të ndjeshme.