Ditën e sotme në vendin tonë, orët e paradites do të paraqiten nën
ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën
Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jetë
moti në zonat malore.Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të
sjellin shtim të vranësirave, momente me pika shiu në Ultësirën
Perëndimore, ndërsa me rrebeshe shiu do të jenë zonat malore përgjatë
kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në
mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në
qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet
në qarkun e Vlorës.