Surprizat e “Dua të të bëj të lumtur” ne puntatën e sotme

719
0

“Dua të të bëj të lumtur” sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel sjell sërish histori frymëzimi dhe mirënjohjeje.

Nën moderimin dhe autorësinë e Arbana Osmanit, “Dua të të bëj të lumtur” do të jetë pranë çdo familjeje shqiptare duke përcjellë emocionet më të paharrueshme për teleshikuesit shqiptarë.

Arbana dhe stafi i “Dua të të bëj të lumtur”, puntatën e kësaj mbrëmjeje përcjellin një natë magjike, me çaste të paharrueshme për personazhe që kanë njohur sakrificat dhe për emra si Alban Dudushi që gjendet para ekranit mes dilemës se kush është në anën tjetër.

“Dua të të bëj të lumtur” sjell historitë njerëzore në formën më të bukur për dashamirësit e ekranit të Top Channel dhe për të gjithë ju që dëshironi të bëni dikë të lumtur…