Surpriza e nje nene qe rrit e vetme djalin me probleme te spektrit autik

Në Dua të të bëj të lumtur ndoqëm 3 histori shumë të veçanta që na emocionuan, surprizuan.

Sakrificat dhe lufta e një nëne çeli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e jetës së Floreshës e cila prej vitesh përballet e vetme me sëmundjen e djalit të saj, Sebit. Para disa vitesh ajo ishe martuar dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë, Sebin dhe Grejsin.

Gjatë kohës që Sebi rritej, Floresha kishte vënë re se ai nuk reagonte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas kontrolleve mjekësore, ajo kishte zbuluar që Sebi vuante nga autizmi. Në të njëjtën kohë Floresha, përveç sëmundjes së djalit të saj ishte përballur me vështirësitë ekonomike si dhe me konfliktet që kishte me ish-bashkëshortin.

Anila, motra e saj i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë Floreshës se ajo nuk ishte e vetme dhe se do t’i qëndronte gjithmonë pranë. “Motra të do fort dhe të ftova në këtë studio për të treguar historinë tënde dhe të grave si ti. Unë të mbështes në çdo vendim tëndin dhe do të jem në krahun tënd gjithmonë!”, – ishte mesazhi i Anilës.

Në fund moderatorja, Arbana Osmani zbuloi surprizën që fondacioni “Golden Eagle” kishte rezervuar për Floreshën. Për shkak të problemeve ekonomike ajo ishte detyruar që të ndërpriste terapinë e Sebit dhe për këtë arsye, fondacioni kishte vendosur që të paguante seancat e tij për një vit.

- Advertisement -

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Rritja e papritur e monedhave të huaja, ja si u mbyll java në tregun valutor..

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.8 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.