Surpizat e motit për javën e parë të nëntorit, ja parashikimi për ditët në vijim (Tabela per 5 dite)

972
0

Ashtu si këto ditët e fundit edhe për javën që vjen, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim përapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relatvisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.