Surpizat e motit këtë fundjavë, zbuloni sa do jenë temperaturat!

494
0

Do shkoni në plazh?

Pas ditëve me shi, fundjava vjen e ngrohtë thuajse në të gjithë vendin. Sinoptikanët parashikojnë që dy ditët në vijim, temperaturat të rriten duke e bërë motin edhe të favorshëm për plazh:
“Fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët po ashtu priten temperaturat të jenë shumë të favorshme edhe për në bregdet. Presim që maksimumi të shkojë të shtunën dhe të dielën në 24-25 gradë”.

Surprizat e marsit nuk kanë të mbaruar, pasi fundi i tij pritet të sjellë një valë të ftohti:

“Pritet që në 10 ditëshi e fundit të muajit mars të kemi një 3-4 ditësh shkëputje nga normaliteti i stinës së pranverës, ku pritet një rënie e theksuar e temperaturave dhe nëse do të shoqërohet edhe me reshje, dotë shohim reshje dëbore”.

Sinoptikanët kanë parashikuar se deri në fund të tij, Marsi do të ketë më shumë ditë me shi.