Superlajm! Rama jep lajmin e mire: Kemi disa kohë që punojmë..

157
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar nga ambasada e SHBA, të instalimit të trupave speciale operacionale në Shqipëri.

Kreu i qeverisë e quajti superlajm, duke shtuar se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve.

“Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë.

Qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO i SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Shqipërisë që e bën vendosjen e një shtabi një vendim të natyrshëm.

Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt”.

Një falenderim special pati edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim. “Falenderoj publikisht që se kam me fort qejf por duhet bërë. Realisht ambasadorja Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kohe të qendrueshme dhe pse jo të gjatë.”-tha Rama.