“Super p*dha”, fëmijë kopshti detyrohen të këndojnë e kërcejnë banalitete

571
0

Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon festën e 7 Marsit në kopshtin “Zarife Hasani”.

Në pamje të parë duket një festë normale, por teksti i këngës që kërcejnë të miturit është i mbushur me fjalë të papërshtatshme.

Sipas informacioneve të “Stop” në mesin e fëmijëve është dhe një i mitur me çrregullime të spektrit autik.

Emisioni iu drejtua kopshtit në fjalë dhe titullarja tha, se kjo këngë është vënë pasi e ka kërkuar një prind.

“Lindita Musa ka bërë aktivitetin e saj ku prindi ka qenë dëshira e prindërit që ka insistuar, të lutem, të lutem se e ka pasion fëmija që të këndonte imitimin e kësaj kënge. Në ambientet arsimore nuk e ushqejmë këtë frymë, ka qenë insistimi i prindit që ka dashur”, tha Mimoza Peposhi, drejtoresha e kopshtit.

Të njëjtën përgjigje jep edhe edukatorja, që po zhvillonte aktivitetin argëtues.

“Programi është bërë në kuadrin e festave, kanë qenë thjesht dëshirat e prindërve, e kanë zgjedhur prindërit. Asgjë nuk kemi bërë me qëllim të gabuar. Teksti nuk është i papërshtatshëm”, tha Lindita Musa, edukatorja.

“Nuk do përsëriten më, nuk do të afishohen këngë të tilla më”, tha drejtoresha e kopshtit.

Në kopshtin, ku u zhvillua festa e 7 Marsit me këngë të papërshtatshme për fëmijët, ka edhe punonjëse sociale dhe psikologe. Pasi panë videon, punonjëset në fjalë u shprehën, se është skandaloze.

Vilme Plaku, Drejtoresha e Arsimit Kamëz, thotë se do të caktojë një përgjegjës, që të kontrollojë çdo veprim, apo sjellje në raste aktivitetesh.

“Kjo nuk është një praktikë pune brenda institucioneve arsimore dhe sigurisht nuk vendosen këngë të tilla apo duhen që të edukohen fëmijët me muzikë të tillë, apo me gjëra që nuk iu shërbejnë për edukimin. Do përpiqemi që të kemi edhe një përgjegjës që ta ndjekë këtë punë me vëmendje, duke mos tejkaluar në asnjë moment të gjitha pjesët edukative që duhet të marrë fëmija brenda institucionit arsimor”, tha Drejtoresha Vilme Plaku.

Nga ana tjetër, psikologet Denata Toçe shpjegon ndikimin që kanë modele të tilla te fëmijët, e sidomos tek ata me probleme të spektrit autik.

“Fëmijët e vegjël do duhet të jenë në institucionet e edukimit të ekspozuar ndaj programeve të mirëintegruara për zhvillimin dhe edukimin e tyre. Nëse një kulturë e caktuar do na impononte të vepronim dhe të hanim me gishta, do hanim me gishta, por ne i përkasim kësaj lloj kulture dhe do duhet ta zgjerojmë kulturën tonë tek fëmijët tanë që mund të japim dhe integrojmë sjellje sa më mirë të përshtatura. Ka një program kopshti që duhet ta ndjekim, program që mund të bëjë edhe pa këtë muzikën që është apo elementë të tjerë që janë aspak edukues, që nuk janë pjesë e elementëve didaktikë për fëmijët por për më tepër kemi elementë të agresivitetit, flitet për armë, flitet pastaj në mos gaboj për seks. Për këngëtarët dhe muzikantët të bëjnë si të bëjnë, por kjo nuk është pjesë e realitetit të fëmijëve dhe për më tepër nuk është pjesë e filozofisë së edukimit dhe programit që ne aspirojmë të mund të atashojmë brenda këtyre institucioneve”, tha psikologia Denata Toçe.

/klan/

“Fëmijët e vegjël do duhet të jenë në institucionet e edukimit të ekspozuar ndaj programeve të mirëintegruara për zhvillimin dhe edukimin e tyre. Nëse një kulturë e caktuar do na impononte të vepronim dhe të hanim me gishta, do hanim me gishta, por ne i përkasim kësaj lloj kulture dhe do duhet ta zgjerojmë kulturën tonë tek fëmijët tanë që mund të japim dhe integrojmë sjellje sa më mirë të përshtatura. Ka një program kopshti që duhet ta ndjekim, program që mund të bëjë edhe pa këtë muzikën që është apo elementë të tjerë që janë aspak edukues, që nuk janë pjesë e elementëve didaktikë për fëmijët por për më tepër kemi elementë të agresivitetit, flitet për armë, flitet pastaj në mos gaboj për seks. Për këngëtarët dhe muzikantët të bëjnë si të bëjnë, por kjo nuk është pjesë e realitetit të fëmijëve dhe për më tepër nuk është pjesë e filozofisë së edukimit dhe programit që ne aspirojmë të mund të atashojmë brenda këtyre institucioneve”, tha psikologia Denata Toçe./tvklan.al