Skip to content

Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA, ja cfarë ndryshon nga data 1 mars. Vjen njoftimi nga aeroporti i Rinasit..

    Aeroporti i Rinasit ka bere nje njoftim per te gjithe pasagjerët.

    Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA!

    Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar!

    Si funksionon?

    1️-Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që të keni kartën elektronike të imbarkimit në telefon.

    2️-Skanojeni atë në kontrollin e sigurisë dhe në portën e imbarkimit.

    3️-Udhëtoni më shpejt, pa pasur nevojë për letra shtesë!

    Udhëtime më të lehta, më të shpejta dhe më komode!

    TIA vijon të përmirësojë përvojën tuaj të udhëtimit, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më efikase.