Super avioni amerikan Boeing 757 ulet në Rinas, ja turistët “VIP” që vizituan Shqipërinë

1043
0

Një prej kompanive më të mira në botë të turizmit elitar TSC Expeditions e cila kryen udhëtime me avion privat, e ka vendosur Tiranën si pjesë të intenerarit të saj.

Për rrjedhojë një avion amerikan Boeing 757, i pamasave tepër të mëdha, është ulur në Rinas.

Pjesë e grupit ishin botues, gazetarë industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish kundër-admiral i flotës dhe nje ish nën-sekretar shteti.Për pritjen e turistëve “VIP” u angazhuan subjekte publike ose private si Bashkia e Tiranës, Mrizi i Zanave, Muzeu Onufri, etj.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili ka përcjellë lajmin, bën me dije se është:

Me të vertete nje ndjesi pozitive qe Shqipëria eshte destinacion i nje turizmi te tille. Një bashkim forcash që mund ta ktheje Shqipërinë në një destinacion tërheqës për grupe te tilla.

Auron Tare, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit