Sulmuan çiftin e të fejuarve në Tiranë, i riu: “E kisha fiksim vajzën..”

348
0

Arrestohen 3 agresoret e çiftit të të fejuarve ne unaze te re. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’ se në pranga ranë Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj, pasi akuzohen për plagosje të shtetasve Altin M., rreth 27 vjeç dhe të fejuarën e tij Klaudia K.

Çifti është qëlluar me thike dhe shkopinj. Halit Adreu ka thene ne polici se ka qene i fiksuar me 23-vjecvaren Klaudia. Ajo nuk ka pranuar te lidhet me te dhe ndonëse e dinte se ajo ishte e fejuar me dike tjetër, vijonte ta ngacmonte.

Njoftimi i policisë dje:
Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.