Sulmohet se*sualisht gruaja shqiptare brenda një komisariati policie në Itali

214
0

Një grua shqiptare është sulmuar se*sualisht brenda zyrës së emigracionit në një komisariat policie në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Pistoia dhe autor i dyshuar i ngjarjes është një senegalez, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi.

Sipas medieve italiane ai kishte sugjeruar gruan që ta ndiqte për në tualet, por kur kjo e fundit refuzoi, ai e kapi për krahu, duke e tërhequr me forcë. Karabinierët kanë ndërhyrë në kohë, duke ia hequr nga duart autorit gruan që po e sulmonte.

Tashmë autori i sulmit ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa njëri nga karabinierët shkoi në urgjencë pas mori dëmtime në shpatull.