Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë dokumente me te dhena të rendesishme te institucioneve shtetërore. Ja mesazhi që lanë

135
0

Një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Ardheun) pretendon se ka qenë pas hakerimit të e-albania.

Për ta vërtetuar këtë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

Folder me dokumente të AKSHI-t, publikuar nga hakerat

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtetet për të cilat dyshohet.

Kreu i qeverisë theksoi se sulmi është i sofistikuar dhe në procesin e mbrojtjes e kundërsulmit është përfshirë edhe NATO-ja.

Prej disa ditësh, sistemet online në vend janë sulmuar nga hakerat. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.