Skip to content

Sulm kibernetik rus ndaj institucioneve dhe kompanive në Itali

  • by

Faqet online të institucioneve dhe kompanive në Itali kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

Sipas mediave italiane, përgjegjësinë e sulmit e ka marrë grupi rus i hakerave “NoName057” përmes një njoftimi në Telegram.

Sulmi ndodhi pas vizitës në Ukrainë të Kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Sulmi kiberbetik ka prekur Ministrinë e Jashtme italiane, Ministrinë e Brendshmë, Ministrinë italiane të Mbrojtjes, faqen e karabinierëve, bankën Bper etj.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, Ansa raporton se sistemet mbrojtëse të institucioneve shtetërore dhe të kompanive kanë zbutur pasojat e sulmit kibernetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.