Sulm i madh kibernetik? Bien me dhjetra faqe interneti në Shqipëri, ja për çfarë dyshohet

1182
0

Dhjetra faqe interneti në Shqipëri janë të paaksesueshme prej disa minutash, ndërsa dyshohet për një sulm të madh kibernetik.

Mësohet se se problemi është hasur në linjën e interkonjeksionit të internetit që ndodhet në Slloveni dhe lidh Europën Lindore me SHBA dhe pjesën tjetër të botës me internet.

Aktualisht është e paqartë nëse bëhet fjalë për një sulm të madh kibernetik apo për defekt teknik.