Suedia, vendi më i mirë për emigrantët

2741
0

Suedia është vendi më i mirë në botë për të jetuar emigrantët, thotë një studim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Një renditje e re e vendeve më të mira për të jetuar një emigrantë ka vendosur Suedinë në vendin e parë, e ndjekur nga Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Gjermania.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend i cili u themelua kryesisht nga emigracioni masiv është radhitur në vendin e shtatë

Sipas raportit botëror të ShBA-së, kjo renditje është bërë duke shikuar masat e stabilitetit ekonomik, barazinë e të ardhurave dhe tregjet e punës, duke përdorur për studim edhe opinionet e më shumë se 21 mijë udhëheqësve të bizneseve elite.

Po ashtu autori i këtij studimi ka treguar se kanë përdorur edhe të dhëna nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara mbi popullsinë migrante në vende të ndryshme.

Projekti i emigracionit është pjesë e një renditje më të gjerë të nisur nga U.S News dhe World Report vitin e kaluar, që përpiqet të përcaktoj vendet “më të mira” në botë e në të njëjtën kohë bënë renditjen e kolegjeve, spitaleve dhe makinave më të mira.

Eric Gertler, bashkë-kryetar i U.S. News dhe New York Daily News, ka thënë se përvoja e kësaj renditje të vendeve më të mira u tregoi shumë njerëzve që të shohin se çështja e emigracinot është shumë e rëndësishme në botë.

Suedia ishte bërë një nga destinacionet më të kërkuara nga refugjatët e Afrikës dhe Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit. /Insajderi.com