Studimi/ Sa dite zgjat aftësia e një personi me koronavirus për të infektuar të tjerët?

630
0

Sipas një studim nga kërkues shkencorë në Singapor, personat me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime.

Një person i infektuar, sipas tyre, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë.

Sipas “New York Post”, shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor vëzhguan 73 pacientë me koronavirus për të dalë në këtë përfundim.

“Bazuar në të dhënat e grumbulluara që nga nisja e pandemisë, periudha e infektimit të koronavirusit nga njerëzit me simptoma mund të nisë dy ditë para shfaqjes së simptomave dhe zgjat deri në 10 ditë pas shfaqjes së tyre”, lexohet në studim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.