Studimi/ Cilët kafshë e ndiejnë tërmetin para se të ndodhe?

Sjellja e çuditshme e kafshëve është studiuar për gjenerata me radhë, një prej të cilave besohet se është një shqisë e aftë për të parashikuar tërmetet.

Janë të shumta rastet e dokumentuara kur kafshët kanë shfaqur sjellje të pazakonta përpara një tërmeti.

Dëshmitë më të hershme ndodhën në Greqi, 373 para Krishtit. Të dhënat flasin për peshq, zogj, zvarranikë e insekte që shfaqnin sjellje të pazakontë disa ditë përpara një tërmeti, duke bërë që shumë të evakuoheshin nga banesat e tyre.

Shumë teori kanë dalë nga nevoja për të shpjeguar shkakun e sjelljeve jo normale të kafshëve përpara një tërmeti. Ato besohet se kanë aftësinë që të ndjenjë valët e vogla përpara se të mëdhatë të vijnë.

Një punë kërkimore e publikuar në një revistë shkencore në SHBA, shtroi një teori racionale për lidhjen mes sjelljes së kafshëve dhe aktivitetit sizmik, duke e lidhur atë me sistemin genetik të kafshëve. Përgjithësisht, është në instiktin e kafshës që t’i ikë grabitqarit dhe të mbijetojë. Ndaj është e mundur që përgjigja që kanë, duke u përpjekur për të ikur është e përcaktuar në origjinën e tyre, predispozicioni genetik që ekziston tek kafshët, që e zhvillojnë në mënyrë natyrale.

Pyetja që shtrohet është sesi mund të parashikojnë kafshët shenjat e një tërmeti, ditë apo javë përpara se të ndodhë?

Një tjetër studim nga Instituti i Sjelljes së kafshëve në Gjermani, Max Planck, ngriti një teori të sjelljes, sesi kafshët mund të parashikojnë tërmetet. Një tërmet në Italinë Qendrore në 2016-n, i çoi Martin Wikelski dhe kolegët e tij që ta testonin teorinë e tyre tek kafshët e fermave.

Ata po përpiqeshin që të kuptonin llojet e sjelljes tek kafshët e fermave gjatë pasgoditjes së tërmetit të Tetorit. Dy ditë më vonë, një tjetër tërmet ndodhi, duke i dhënë kështu mundësinë e rrallë grupit të Wikelski-t për t’i studiuar kafshët, para, gjatë dhe pas një tërmeti.

Të dhënat e regjistruara tregojnë se 8 nga 10 tërmetet me magnitudë më të lartë se 4.0 u paralajmëruan nga kafshët. Megjithatë kjo sjellje u observua vetëm kur kafshët ndodheshin në stalla. Sjellja e tyre ishte e ndryshme kur ndodheshin të lirë. Të dhënat treguan se përgjigja e kafshëve është me e ngadaltë kur ndodhen larg epiqendrës.

Megjithatë, ekspertët besojnë se shpjegimi i sjelljes së kafshëve në raport me aktivitetin sizmik ka nevojë për më shumë punë. Vetë Wikelski pranoi limitet e punës së tij, pasi u fokusua vetëm tek një seri tërmetesh, një fermë dhe një vend të botës

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.