Me nje pajisje lazer dhe kamera me ndjeshmëri të lartë, që janë në gjendje të identifikojnë mikro-grimcat, një grup studiuesish japonezë ka arritur të paraqesë përmes një materiali filmik, mënyrën se si COVID -19 arrin të shpërndahet në ambjent dhe të infektojë përmes spërklave.
Studiuesit thonë se këto spërkla kryesisht prodhohen kur njerëzit flasin me zë të lartë ose kur marrin frymë thellë, çka bën që rreziku të jetë më i madh në hapësira të mbyllura dhe me qarkullim të vogël të ajrit.
Nëse një person kollitet një herë, ai shpërndan 100 mijë spërkla, të cilat qëndrojnë në ajër për një periudhë të caktuar dhe për 20 minuta mundtë mbushin edhe një sallë të tërë.