Disa studime të fundit të studiuesve të shëndetësisë thonë se disa pacientë të infektuar me koronavirus mund të mos e rifitojnë më ndjesinë e shijes dhe nuhatjes, nëse e kanë humbur gjatë periudhës kur kanë qenë të infektuar.
Nga hulumtimi i ri, një në 10 pacientë mund të ngelen pa këto ndjesi.
Studiuesit i mblodhën të dhënat e tyre nga pacientët italianë dhe zbuluan se 49 përqind, e kishin rikuperuar plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pas shërimit nga virusi.
Kjo, ndërkohë që vetëm 40% raportuan përmirësime ndërsa 10% thane se simptomat e tyre ishin përkeqësuar.