Studentja shqiptare që po habit të gjithë SHBA-të, del një prej 5 kërkuesve më të mira në..

1453
0

Në të ardhmen ajo mund të bëhet një nga mjeket më të njohura në botë, pasi në buletinin shkencor të Laboratorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në Luftën e Dytë Botërore) janë thënë fjalët më të mira për studiuesen shqiptare e diplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe.

“Biokimistja e madhe nga Shqipëria e vogël, po realizon me sukses projekte të jashtëzakonshme për barna të reja terapeutike me bazë proteina për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Alzheimerin.”

Ajo është diplomuar për biochemistry dhe është bërë e njohur në rrethet shkencore në SHBA, por jo vetëm për kërkime të sukseshme kimi teorik (computationalchemistryresearch) me objekt studimi rritjen e efikasitetit të monooksigjenës për prodhimin e prekursorëve të polimerit dhe përdorimin e teknologjisë së qelizave mikrobiale ‘Smart’.

Arritjet e saj tashmë i kanë kapërcyer kufijtë e Laboratorit “Los Alamos National Laboratory B-11” (Bioenergjia dhe Shkencave Biome), ku ajo ka bërë kërkimet e famshme dhe kanë marrë rrugën e projekteve për tu zbatuar në praktikë.

Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime.

Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime ti zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në Neë Mexico duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.

Sukseseve të biokimistes nga Shqipëria, faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kotributin e saj për këtë çeshtje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë.

“Për këto studime, Sara Lamcaj, bëhet e ditur aty, ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në Neë Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës.

Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.