Studentja që nuk arriti të futet në Universitetin e Prishtinës, po bën sukses në Amerikë

1148
0

18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani, të cilës iu kërkuan 5000 euro për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e mjeksisë, çudit Amerikën me shpikjen e saj.

Quhet Arta Spahiu. Është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve. Kjo studente nuk arriti të pranohet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjeksisë pasi deklaroi se nuk kishte mundësi të jepte 5000 euro ryshfet. Ajo arriti të shkojë në Amerikë për vizitë tek tezja e saj, ndërkaq atje iu hapën të gjitha rrugët e jetës, theksoi ajo. Madje, ajo deklaroi që këtë projekt kishte synim ta prezantonte në Kosovë, mirëpo nuk gjeti mbështetjen e shtetit.

Arta ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Gjilani e paraqiti projektin e saj në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të qytetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 18-vjeçarja ka fituar një bursë të plotë studimi në “North American University”. Ajo është punësuar si asistente administrative në këtë universitet./GjilaniLajm.