Studentja bën publike në emision mesazhet me kryeministrin

635
0

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ishte Ana, studentja që debatoi me kryeministrin në takimin e sotëm dhe më pas u largua nga salla. Në “Opinion”, Ana nga Gramshi tregoi se i ka dërguar një mesazh kryeministrit dhe zbuloi përgjigjen e tij. 

“Përshëndetje, zoti Kryeministër, kaq e vështirë është për ju që të realizoni ato 8 pika me numër VKM ashtu si plot premtime të tjera që janë bërë në fushatën tuaj elektorale? Kaq shumë doni të ulni popullin poshtë, sa të thoni veç me dialog zgjidhen gjërat? Dialogun me ju e kemi dëgjuar shumë herë, më falni monologun”, ishte mesazhi që i kishte dërguar studentja kryeministrit. 

Përgjigja e kryeministrit: E para, njëherë prezantohuni kush jeni, dhe pastaj mbase vazhdojmë bisedën për çfarë keni parë, apo i keni mbushur mendjen vetes se keni parë. A dhe diçka, popullin mos e ngatërroni fare në këtë mes, se ju kushdo qofshi nuk jeni populli, dhe nuk flisni dot në emër të tij që të jemi të qartë.

“Jam studente në Fakultetin e Arkitekturës, nuk besoj se është e nevojshme të nxjerr dhe pemën familjare. Nuk përfaqësoj askënd, por vetëm veten time, si studente e revoltuar në të gjithë këto vite që vetëm keni ditur të zhvasni me vetëdije. Fjala më e saktë do ishte studentët dhe jo, populli”, i ka shkruar studentja.

Përgjigja e kryeministrit: Ti dhe kushdo mendon si ti, mua më merr të keqen “për zhvatjen me vetëdije” dhe paturpësia në lëshimin e këtij lloji të neveritshmë fjalësh, jo që nuk është argument, po flet sa për njëmijë fjalë për dembelizmin mendor që në mënyrë kaq spektakolare është shfaqur gjatë këtyre ditëve.

“Domethënë ne jemi dembelë në të menduar, për ju ne jemi veç sa “marioneta” që luhemi nga ato që janë mbi ne. Për ju ne jemi ngelësa mund të ma thoni pse? Jemi ngelësa prandaj nuk kemi kushtet më minimale si studentë të arkitekturës dhe detyrohemi të punojmë në ambiente alternative. Për këtë?”, ishte mesazhi tjetër i studentes.

Përgjigja e kryeministrit: Jo, s’mund të them asnjë gjë nëse nuk e tërheq atë togfjalëshin më lart dhe mos i fol vetës në numrin shumës sepse është një tjetër shfaqje e dembelizmit mendor.