Studentët nuk e ndalin protestën as të dielën, reagon Edi Rama (Foto)

683
0

Teksa një grup studentësh kanë dalë edhe sot në protestë përpara kryeministrisë, Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë përmes një fotoje në Instagram.

Kryeministri ka zgjedhur që të postojë një foto që sipas tij është shkrepur gjatë një proteste studentore në SHBA, ku studentët ishin ata që kërkonin dialog dhe transparencë.

😊

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama në postimin e tij.

Fotoja e postuar nga kryeministri Rama në Instagram

Protestës së studentëve gjatë ditës së sotme u janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehen se qeveria duhet të japë zgjidhje për të rinjtë, dhe të mos i hedhë dru zjarrit.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë një protestë edhe më massive, ndërsa studentët kanë bërë thirrje që ti bashkohen qytetarët, po jo përfaqësuesit e partive politike.

‘’Të na plotësohen kërkesat dhe ne do kthehemi në auditore”, kjo është këmbëngulja e studentëve, që ka ndeshur në rezistencën e qeverisë Rama.

(E.K/FAXWEB.AL)