14.5 C
Tirana

Studentët marrin nismën e madhe për krijimin e një partie politike. Ja si do të quhet

Date:

Share:

Studentët vijojnë protestën e tyre, kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkojnë përmbushjen e 8 kërkesave themelore të tyre.

Në kushtet kur kërkesat e tyre vijojnë të mos plotësohen, një grup nga këta studentë por edhe pjesëmarrës nga emigrantët, kanë marrë nismën më të fundit, për krijimin e një partie të re.

Sipas një njoftimi të mbërritur në adresë të “Fax News”, mësohet se “Partia do të quhet “Shpresë për Shqipërinë”. Kjo parti nuk do të ketë një kryetar, por një Këshill Kombëtar Koordinatorësh.”

Njoftimi: 

Përshëndetje. Disa studentë, me mbështetjen e emigrantëve dhe intelektualëve kanë marrë nismën për të themeluar një Parti të re Politike. Partia do të quhet “Shpresë për Shqipërinë”. Kjo parti nuk do të ketë një kryetar, por një Këshill Kombëtar Koordinatorësh. Kjo parti është një parti e frymëzuar nga studentët, e iniciuar nga disa prej tyre, por që synon të ngjallë shpresën e shqiptarëve dhe të marrim frenat e vendit në dorë.

Nisma jonë synon të hedhë poshtë këtë klasë politike dhe ti japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit pafund. Ne kërkojmë që ti kthejmë shpresën shqiptarëve, të ngjallim dëshirën dhe ëndrrën që një ditë ky vend do bëhet. Kërkojmë nga ju, që brenda mundësive të shpalosim platformën tonë në median tuaj.
Ju falenderojmë!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.