Student ekselent i “Qemal Stafës” ndërron jetë pasi u perplas nga nje makine, shokët mbushin me lule bankën e 16 vjeçarit

Flavio Mankollari, student ekselent i Gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ka ndërruar jetë pas 15 ditësh në spital. Ai mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në rrugën e Patokut, kur një mjet i drejtuar nga një shtetas tjetër tej normave, i përplasi.

Për dy javë 16 vjeçari qëndroi i shtruar në QSUT, ku shokët dhe të afërmit dhuruan gjak për ta mbajtur në jetë, mirëpo këtë të martë mësohet se Flavio Mankollari ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Shokët e gjimnazit nuk do ta kenë më mes tyre. Ata shkonin pothuajse përditë në spital dhe ishin mobilizuar për Flavion, mirëpo sot banka e tij është mbushur me lule të bardha sepse i riu nuk ia doli dot.

“Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!

Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ndjerë që gjimnazi “Qemal Stafa”, për ndarjen nga jeta të Flavio Mankollarit.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.