Striptiste ne festën e beqarisë për Luizin, ‘tërbohet’ Kiara: Më fusni në shtëpi, tani!

250
0

Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një festë beqarie për Luiz Ejllin. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u futën disa striptiste si dhe disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Luizi, i cili i propozoi për martesë Kiara Titos, duket se e ka shijuar festën e organizuar për të. Por herë pas here, ai dëgjohej teksa thoshte emrin e Kiarës dhe i shprehte dashurinë.

Po si e ka pritur moderatorja këtë festë beqarie? Kiara ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka postuar një imazh nga kjo festë.

Festa e “çmendur” e beqarisë për Luizin, Kiara

E sigurisht gjithë vëmendjen e ka marrë shkrimi bashkëngjitur me të. Me shaka ajo bën thirrje që ta fusnin sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Më fusni në shtëpi tani”, shkruan moderatorja e njohur në postimin e saj.