4.5 C
Tirana

STOP publikon dëshmi të reja nga skandali me gjyqtarin e Fierit Hysi: Më çoi në hotel, më preku dhe pastaj…

Date:

Share:

Emisioni “Stop” publikoi sot dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe se**** të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi. Pas transmetimit të rastit të parë, në sekretarinë e redaksisë kanë vërshuar dëshmitë për Hysin.

Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfond se**** duket se kanë qenë kod sjelljeje për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Meçani.

Një zonjë dëshmon, se u detyrua t’i jepte Roland Hysit 5 000 euro për të kundërshtuar një akt përmbarimor.

Denoncuesja: Edhe unë kam pas një çështje me këtë gjyqtar dhe më ka kërkuar 5 000 euro, për një çështje, që kam pasur.

Saimiri: I keni paguar 5000 eurot?

Denoncuesja: Po, i kam paguar 5000 euro, fillimisht nuk i bëra dot të tëra 5 000-shen, i kam dhënë 3 000 euro herën e parë.

Saimiri: Zonjë ia keni dhënë atij në dorë, direkt?

Denoncuesja: Po, bashkëshorti im ia ka dhënë atij në dorë.

Saimiri: Për çfarë çështje ishte?

Denoncuesja: Kishim një kundërshtim me veprimet përmbarimore dhe na tha që keni ju të drejtë dhe e keni të fituar dhe në Apel në Vlorë. Kjo dukej me një fjalë edhe pazotësia e tij them unë, se në Apel në Vlorë, unë e humba. Në fakt, kur na ra çështja, që e pamë, që çështjen tonë e kishte gjyqtari Roland Hysi, nga shumë njerëz, që përflitej na thanë që, booo booo… me kë gjyqtar paskeni rënë?!

Saimiri: Pse? Ngaqë donte para?

Denoncuesja: Se ky kërkon lekë dhe nga halli, që kishim, nga problemet, që kishim u detyruam, ramë dakord me ndërmjetësimin e një personi tjetër, vetë nuk e njihnim, i kemi dhënë herën e parë 3 000 euro. Kaloi seanca e parë, e dyta, në seancën e tretë tha: dua dhe 2000-shen tjetër! Ne nuk i bëmë dot 2000 të tjera dhe e la atë seancë, e zgjati vendimin me një fjalë. Deri sa i dhamë edhe 2000-shen tjetër dhe më vonë pastaj e dha vendimin, që e fituam ne gjyqin faktikisht, por unë e di se si i kam bërë ato lekë dhe i kam marrë borxh, kur i thonë.

Ndërsa zonja e dytë tregon se u përball me Roland Hysin për një gjyq divorci dhe kujdestarie fëmijësh me ish-bashkëshortin. Hysi e çoi në hotel dhe i kërkoi dyfishin e tarifës, kur zonja refuzoi raportin se**** me të.

Denoncuesja: Kam pas çështjen e gjyqit, ndjek nga Roland Hysi, në Fier para 3 vjetësh e gjysmë. Kur gjyqtari më sheh, kur futem, që e përshëndes, e nxjerr ish-burrin jashtë edhe fillon dhe më thotë, që mos e ki problem, mos rri në stres, sepse unë do të ndihmoj. Ti qenke gocë e mirë. Mbarojmë gjyqin aty, ikim. S’zgjat as 10 minuta, që jemi largu nga zyra e gjyqtarit kur shikoj më merr në telefon, e kishte pas gjet numrin tim tek letrat e gjyqit atje kemi lënë dhe numrat e telefonit. Ky më merr në telefon dhe më thotë: dua me të taku. I thashë: “Ok! Por për çfarë?” “Për të sqaruar gjërat e gjyqit ”- më tha mua, “çfarë do vazhdojmë këtej e tutje”. Më merr në telefon pas 10 minutash edhe më thotë: hajde tek “Bar Rinia” në Fier. Futem në makinë edhe më thotë mua: “Meqenëse është shumë nxehtë jashtë, a shkojmë diku me pi diçka, me u qetësu, me bo muhabet, me ndejt rehat”?! Ok!- i them unë.

Më çon për tek Bar-Hotel “L’amour” në Fier. Futemi brenda, kyç derën. I thashë- “po, urdhëro, fol”! Aty filloi pastaj me më ngacmu, po unë do të ndihmoj, po se ti qenke gocë e mirë…e ku di gjë unë, këto kështu. Më tha mua – “unë dua 2 500 euro me fillu çështjen tate. Nuk ke nevojë as për avokat, as për psikologe me kap asnjë gjë ti, sepse do të ndihmoj unë. Ti do më japësh 2 500 euro edhe unë çështjen tënde e vazhdoj unë”!

Ok! – i thashë, po mirë! Si ashtu pastaj, ka porosit nga një pije freskuese me pi, t’na i sjellin te dhoma. Pastaj aty filloi me ngacmu. Jo me prek, jo këtu te kofsha, po jo me prek si pa dashje te koka…, gjëra të tilla…

Pastaj, i them – “ O zotëri, tani muhabetin e kemi mbaruar. A mundem me dalë”?

“Po jo” – më tha mua. –S’të pëlqej unë ty si mashkull, po unë mundem me të kënaq, mundem me t’mbajt mirë, do të mbaj, siç nuk të ka mbajt burri jot”.

I thashë – Jam tu kërku, me aq sa kam pa deri këtu, jam tu kërku me ndryshu gjyqtarin e çështjes.

Më tha mua – “Gjyqtarin e çështjes nuk të lë unë me e ndryshu ti”.

Më ke kërku 2 500 euro, unë me të dhënë 3000, veç unë me vazhdu çështjen dhe mu me m’lër rehat.

Më tha- jo! Në qoftë se ti më ke ul mua si mashkull, t’kam sjellë deri në dhomë hoteli, edhe mos me m’dhënë asnjë puthje, ke me pagu 5 000!

I thashë – Ok! Po 5000 euro i kam dhënë atë ditë në dhomë të hotelit, i kam dhënë 3 000 euro, dhe 2 000 euro të tjera ia kam nis më vonë.

Saimiri: Përfundimisht i ke paguar 5 000 euro?

Denoncuesja: Po i kam paguar 5 000 euro dhe ia kam nis me bankomat, ia kam nis me Wester Union. 5 000 euro nuk janë pak, por ama, kur llogaritet jeta e fëmijës, se kur të kërcënon me jetën e fëmijës të thotë: në qoftë se që këtu del gjë, ti s’ke me i pa ma ata fëmijë. Atëherë i bie, se ato, për fëmijët, janë shumëzim me zero./tvklan

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.