Ditën e hënë, Stefi Prifti martoi vajzën e madhe me një dasmë madhështore për të cilën folën të gjithë. Vajza e Stefit, sopranoja Maria u martuar me piktorin Gëzim Meta.
I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Stefi tregoi se vajza zgjodhi ditën e hënë për tu martuar sepse përkonte një datë e veçantë “09/09/2019” dhe sepse dëshironte që të gjithë miqtë e tij këngëtarë të merrnin pjesë në dasmë duke qenë se të shtunave e të dielave ata janë në koncerte.
Surprizë e veçantë ditën e dasmës ishte kënga që Stefi kishte përgatitur me vajzën e vogël, Joanën. Këngëtari tregoi se Joana e kishte inçizuar këngën ditën e dielë ndërsa ai vetë vetëm 2 orë para dasmës.
“Joana inçizoi të dielën ndërsa unë 2 orë para dasmës sepse nuk kisha kohë. Jemi mësuar nga përvoja, por stres kisha”, u shpreh Stefi.