Stacioni hapsinor do përplaset me Tokën, rrezikohet edhe Shqipëria

Një stacion hapësinor kinez, i dalë jashtë kontrollit, pritet të përplaset me Tokën rreth datës katër prill, ndoshta edhe më herët, bëjnë me dije shkencëtarët që po e monitorojnë.

Sipas tyre, stacioni hapësinor Tiangong-1 do të përplaset me Tokën midis 30 marsit dhe 6 prillit dhe me shumë gjasa do të bjerë diku në Europë ose New York.

Kërcënimi nuk vjen vetëm nga pjesët e stacionit hapësinor me peshë 8.5 ton, që mund të godasin zona të banuara, por edhe nga një kimikat tepër i rrezikshëm që ndodhet në të.

Disa nga qytetet më të rrezikuara janë New Yorku, Barcelona, Pekini, Çikago, Stambolli, Roma dhe Toronto. Por, siç transmeton Shqiptarja. në trajektoren e rënies së mundshme përfshihet edhe Shqipëria. Madje Shqipëria ndodhet në trajektoren me rrezikshmëri të lartë.

Ajo që shqetëson më shumë shkencëtarët është kimikati që ndodhet në Tiangong-1 që aktualisht po bie në drejtim të tokës me rreth 6 kilometra në javë.

Elementi i rrezikshëm quhet hidrazinë dhe është karburant raketash tepër toksik që mund të shkaktojë kancer gjatë ekspozimit.

- Advertisement -

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ndiqni videon me poshte.. https://youtu.be/utfeWp67Fw4?t=106

Skandal në Itali/ Profesori i shkollës së mesme ngacmonte seksualisht djemtë në mes të klasës (VIDEO)

Një mësues i një shkolle të mesme në Itali është arrestuar për shkak të ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të tij. “Kisha kohë që dëgjoja...

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.