Për çështjen e shumë diskutuar të Teatrit Kombëtar, ka folur së fundmi dhe Spartak Ngjela. Në studion e lajmeve në RTV Ora për protestën e artistëve dhe angazhim e tyre Ngjela ka deklaruar se kjo kjo godinë nuk vlen.
Sipas tij kush thotë se vlen ka prapaskena interesi.
BISEDA:
Spartak Ngjela: Le ta mbajnë si relike, se ai si teatër nuk vlen. Kush thotë që vlen ka prapaskenë interesi. Ai si teatër nuk vlen, është mesjetar.
Beti Njuma: Ai është ndërtuar në ’39 dhe nuk është mesjetar. Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit.
Spartak Ngjela: U rikonstruktua edhe ai Globusi i Shekspirit në Londër, por e mbajnë për Shekspirin. Ai nuk vlen si teatër. Mund ta mbanim si histori, por këtë pastaj e kanë në dorë qyteti. Unë do shkoj ta bind qytetin që mbaje për histori.
Ka dy mënyra për të biseduar për të. Vlen si teatër? Jo, nuk është modern. Si një objekt historik është gjë tjetër. Se si do ta ruajnë për këtë nuk di të them. Por që ai nuk vlen më për të luajtur drama kjo nuk diskutohet.
Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Dy ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.