Julen i vogël, djali dyvjeçar i cili ra në një pus në Totala’n (Ma’laga) më 13 janar, në jug të Spanjës, në Totalan u gjet pa jetë. Ekipet e shpëtimit kanë “gjetur trupin e pajetë të fëmijës” në orën 1:25 në mes të 25 dhe 26 janarit, njoftoi një përfaqësues i qeverisë së Andaluzisë, Alfonso Gomez de Celis, nëpërmjet Twitter.

Julen ishte dy vjeç
Julen ra në pus, 100 metra thellë, duke luajtur në një zonë ku prindërit kishin një piknik. Pranë pusit u gjet çanta e ëmbëlsirave që fëmija po mbante dhe një tufë e flokëve. Julen nuk kishte regjistruar asnjë shenjë jete, por kjo nuk i pengoi shpëtuesit që të vraponin kundër kohës për t’u përpjekur ta shpëtonin duke gërmuar një tunel horizontal prej rreth katër metra për të shkuar atje ku më vonë e gjetën atë të pajetë.
Vajtim kombëtar
Kryetari i Malagës, Francisco de La Torre, ka shpallur tri ditë zije kombëtare