“Sot takova Parashqevinë e bukur..” Filmoi këngëtaren në rrugët e Amerikës, flet shqiptarja: ishte në gjëndje të..

1328
0

Një emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elvira Tata, takoi një ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Teksa publikoi në rrjetin e saj social “Instagram” foto nga takimi me artisten e madhe, ajo tregon se Parashqevi Simaku gëzon shëndet të plotë, po është në gjendje të varfër ekonomike.

Sot takova Parashqevinë e bukur si gjithnjë me shkëlqim në fytyrën e saj si dikur me një buzëqeshje plot dritë e jetë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video së bashku, do t’ju tregoj që është një grua vitale e mençur dhe me shumë dritë”, shprehet Elvira Tata.

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!