Sot ajo është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, e cila shoqëron çdo pasdite teleshikuesit me emisionin e saj “Ftesë në pesë” në Top Channel. Mirëpo, askush nuk e dinte se Bieta Sulon e kemi parë shumë më herët në ekran, kur ajo ishte në moshë fare të vogël, vetëm 5 vjeç.

Bieta ka konfirmuar për Tirana Post se ka luajtur në filmin e njohur shqiptar “Djali elastik”, ku ishte në rolin e motrës 5-vjeçare të aktorit kryesor.
“Jam unë ajo vajza 5-vjeçare. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por prindërit e mi nuk pranuan pasi ishte shumë e lodhshme për një fëmijë”- ka rrëfyer moderatorja.
