“Sot e deklaroj rifillimin..” Arben Derhemi krah Robert Ndrenikës: Është gati, rifillon ‘Njerëz dhe fate’.

Në serialin “Njerëz dhe fate” ata ishin bab e bir! Arben Derhemi, përmes një fotografie me në krah aktorin Robert Ndrenik jep lajmin se seriali do të rikthehet.

Në këtë produksion të vitit 2003 që mbajti të mbërthyer publikun shqiptar pas ekranit, ai ka luajtur rolin e Florit, djalit plangprishës së familjes që mplekset me aferat e trafikut të drogës dhe jo vetëm, duke trazuar edhe jetët e familjarëve të tij.

Aktorët, si Eni Jani (në serial “Era” motra e Florit) kanë shprehur dëshirën e rikthimit të këtij seriali ( të konsideruar edhe si telenovela e parë shqiptare).

Në këtë serial luajtën aktorët më të mirë të dy brezave, si Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Marjeta Ljarja, Valbona Imami deri tek Dritan Boriçi e Lulzim Zeqja.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles