Sot dita përvëluese, bëni mirë të mos dilni jashtë. Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

719
0

Vendi ynë ka mbetur në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtime bëjnë zonat malore të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira lehta.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes dhe mesdite duke u luhatur nga 18°C deri ne 37°C.

Era do fryjë lehte me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Jugperendimor duke krijuar  dallgëzim 3 ballë.

Europa është mbizotëruar nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke diktuar mot të kthjellet në pjesën më të madhe të Kontinentit, ku në Rajonin e Ballkanit priten temperatura të larta. Ndërsa zona e Alpeve te Europës dhe Europa Veriore paraqiten me vransira dhe rrebeshe shiu afat-shkurter.