Sonila Meço i prek të gjithë me reagimin e saj: Lekët mbaruan, pensionistët prisnin në radhë jashtë në shi, ja çfarë i ka ndodhur nënës sime

126
0

Nga: Sonila Meço

Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mundësi e kemi kaq të pamundur mirëqenien mendore e financiare në kaq km katror vend? Prisnin në radhë sot pensionistët, shumica jashtë nën shi derisa një grua e lodhur nervash ua preu pa asnjë shpjegim më tepër: “Lekët mbaruan!”. U plandosën të gjorët, u shastisën e as fuqi të ankoheshin nuk patën.

“Po pse këto kacidhet tona mbarojnë e ato të inceneratorëve nuk ndalen o bijë?”, një burrë thatim, por me sqimë i foli më shumë vetes dhe lëvizi i pari. Dy gra të moshuara me këmbë të e njtura e sy të buhavitur kishin ngrirë si statuja ulur në një parvaz gjysmë të shembur. Nën shi. Të d robitura. Pa gojë. Nuk di a e kishin dëgjuar gruan e nevrikosur, që i shkermoqi nëpër dhëmbë frazat: “Lekët mbaruan!”

Çfarë dhne ndaj të moshuarve, çfarë mυngese respekti dhe empatie, çfarë hakërrimi si t’i kenë zënë derën buxhetit, atij buxheti qe ka majmur zuzarë, zhvatës, hajdutë. Atij buxheti, që fryhet nga shtrydhja e atyre pensionistëve në çmime…të gjorët, ua rropën shtresat e dinjitetit.

Pak më tutje nisi të hidhte çapat një grua e gjatë, por paksa e kërrusur, me flokë të shkurtër e gishta të fryrë nyjesh. I njoha hapin, atë sërën fisnike të një jete që kish gdhirë mëngjeset në sallat e operαcioneve e kish ngrysur netët pαvioneve të spitalit në shërbim 24 orësh edhe 5 ditë në javë. Qe ime më…

“Ku ishe o mam?”, i them duke mbytur ca lotë trίshtimi sa herë e shoh të humbasë ritmin nga dorëzimi i fuqive të moshës. “Doktoresha edhe sot mbetëm pa gjë”, ia priti atypari një burrë me biçikletë të vjetër në dorë. Kish qenë për të marrë pensionin, dy ditë rresht. Nuk mu gjegj, as kish nevojë. Ajo për t’mos më ngarkuar me të sajat, unë për të mos e lodhur edhe më shumë pas zhgënjimit e poshtërimit në moshën e pamundësisë.

Ecëm ngadalë, pa folur, e përcolla gjer tek hyrja e pallatit, e putha, ia mora kokën në duar si një kërthiu me porosinë e përditshme: “Më merr për çdo gjë”. ”Çfarë teme ke sot në program o mam?”, më pyeti me një gjallëri gjetur befas.

“Po për të ardhurat dëng nga çmimet e rritura, miliardat e Portit të Durrësit, pagesat ditore të inceneratorëve, faturat e çarterave të bredhjes nëpër botë të Atyre, por që i paguan ti, milionat e eurove për 1 km rrugë, amnistinë fiskale për lekun “e djersës”, PPP-të e dala jashtë kontrolli, fatura hotelesh luksoze e fluturimesh në parajsat fiskale e tokësore”, i rreshtova me mendje, por i mbyta fjalët pas një kolle të improvizuar.

“Mbete duke i rënë qeverisë, të janë errur sytë. Erdhën gjithë ata liderë europianë në Tiranë, pse pak qe? Gjithë ajo simbolikë…” më bezdisi në kujtesë një bisedë e pak ditëve më parë.

“A e paguan pensionin ajo simbolikë o lum miku?”, pyeta me zë, por imagjinova përgjigjen haluçinαnte të “analistit relativizues”: “A e kuptoni sa barrë i jeni bërë buxhetit o pensionistë të padobishëm? Ju meritoni një akt normativ për të detyrueshme ditën e daljes në pension”.Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?