Sondazhi që po ‘trondit’, Europa pranë një ‘shuplake’ tjetër: 50% e italianëve duan të dalin nga BE

899
0

Skenari ‘Brexit’ mund të përsëritet. Tanimë edhe Italia po mendon që të largohet nga Bashkimi Europian pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit. Mungesa e ndihmës gjatë periudhës kur Italia po humbiste me qindra jetë njerëzish çdo ditë, nuk i ka kënaqur shumë italianët.

Sipas një sondazhi të bërë nga Tecnè Poll, 49% e italianëve, ose e thënë ndryshe një në dy persona, shprehen të gatshëm për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Për më tepër shifrat janë në tendecë rritëse.

Sa për krahasim është marrë viti 2018, ku vetëm 29% e italianëve ishin ‘pro’ largimit të vendit të tyre nga BE, por mesa duket mungesa e ndihmës gjatë koronavirusit ka shtuar edhe shumë të tjerë. Megjithatë vendimi mbetet në dorën e politikanëve, të cilët deri më tani reflektojnë zhgënjimin e popullit të tyre por janë shprehur se do ta analizojnë situatën pasi të nxjerrin vendin nga kriza e COVID-19./Ith24.it