Sokol Balla ndërron sërish ekranin televiziv. Ja vendin e kujt do të zërë moderatori

1377
0

Vitin e kaluar, gjatë merkatos së televizioneve, gazetari i njohur Sokol Balla ndryshoi televizion. Prej vitesh në “Top Channel”, ai kaloi në “Vizion Plus”, lëvizje e cila u pasua gjithashtu me një tjetër largim.

Pas “Vizion Plus” me “Real Story”, Balla iu rikthye pasionit të vjetër, radios, duke moderuar një emision të ri radiofonik në “InTV”, të quajtur “Radio IN”.

Mirëpo, “cna.al” ka zbuluar lëvizjen e re të Ballës. Shumë shpejt, gazetari do t’i rikthehet ekranit.

Ai do të jetë drejtor i përgjithshëm i televizionit “News 24”, si dhe do të moderojë edhe një emision politik, i cili përflitet të jetë “Të paekspozuarit”, duke zënë kështu vendin e Ylli Rakipit, i cili e drejton prej vitesh këtë emision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.